Vjosa Osmani shkarkon ambasadorin Dedaj: Këtë ma kishte bërë vetëm Millosheviqi kur më vrau familjen

    Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila mbarmë e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.

    Lidhur me këtë vendim, Dedaj në Edicionin Special në Klan Kosova, e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin Lenka Çuko, e njohur si një prej figurave qëndrore të pushtetit komunist në Shqipëri.

    ”Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”.

    ”Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë luftës, edhe tash edhe deri në vdekje”.

    ”Në fakt, presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike”, ka thënë Dedaj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një udhëzues praktik për botën që po ndryshon

    Lajmi i rradhës

    Bytiqi: Problemi i eksportit të miellit ndodh për shkak të mosnjohjes së rezultateve të laboratorëve ndërmjet shteteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë