Plazhet e Ohrit, të pa rregulluara dhe të bllokuara në procedura

    Plazhet e Ohrit për të dytën verë radhazi do të mbeten të pa rregulluara dhe me ambiente të mbyllura, në pritje të miratimit të planit të menaxhimit me bregun e Ohrit. Ndërkohë, plazhet e Strugës do të funksionojnë. Ministri i Transportit, Boçvarski, nuk ka përgjigje konkrete për këtë situatë.

    “Së pari nuk i kemi thënë askujt që ti heqë plazhet, apo dikujt të vendosë plazhe. Ne vetëm si edhe në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen besoj se do të kujdesemi për statusin e UNESCO-s”

    Pyetjes së Alsat-it, a është në dijeni se plazhet e Strugës kanë vite që funksionojnë pa marrëveshje koncesionare, njësoj si plazhet e Ohrit, ministri u përgjigj:

    “Të gjitha ato plazhe që janë në kuadër të planeve të përgjithshme urbanistike të Ohrit dhe Strugës, ka një procedurë në përputhje me përgatitjen e dokumentacionit urbanistik, në përputhje me UNESCO-n që të vendosen objekte të tilla, pra plazhe”, tha Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

    Dy vite më parë, qeveria e atëhershme nxori një dekret me fuqi ligjore që urdhëronte koncesioneerët e plazheve të dhëna me qira të kthenin bregun e liqenit në gjendjen origjinale. Komuna filloi rrënimin e objekteve në Ohër, por komuna e Strugës u ankua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatësit morën vendim pozitiv dhe ndaluan zbatimin e dekretit. Nuk kishte asnjë lidhje me drejtimin e shtetit gjatë pandemisë. Megjithatë, shumë objekte tashmë janë rrënuar në Ohër, dhe disa platforma janë hequr në Strugë. Tani në prag të sezonit kryetari i komunës së Ohrit akuzon pushtetin qendror, se është vonuar në hartimin e një plani për menaxhimin e bregut të Ohrit. Për shkak të kësaj, është penguar rregullimi i plazheve.

    “Agjencia e Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Transportit, disi sikur kanë gjëra më të rëndësishme apo ky nuk është fokusi i tyre, asgjë nuk po ndodh në këtë periudhë, edhe pse kemi pasur kontakte të shpeshta”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit

    Ministri Boçvarski thotë se ka procedura të përcaktuara se si komuna e rregullon çështjen e plazheve, ndërsa për planin urbanistik tha se është në ndërtim e sipër dhe është duke u harmonizuar me UNESCO-n. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LETËRSI KUNDËR PATRIARKATIT

    Lajmi i rradhës

    TETOVA PA PUNËTORË | Gastronomët kanë bërë rritje të rrogave, por më kot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë