TETOVA PA PUNËTORË | Gastronomët kanë bërë rritje të rrogave, por më kot

    Tetovë/Fotografia: Nistori

    “Numri i të papunëve në qytetin e Tetovës dhe rrethinës, sipas të dhënave zyrtare të Entit për Punësim është rreth 20.000. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, situata në terren është krejtësisht ndryshe. Secili i dyti dyqan, kërkon punëtor apo punëtore dhe nuk mund të gjej”.

    Në gjendje më të vështirë për gjetjen e punëtorëve, është pikërisht gastronomia. Muajve të fundit, një pjesë e gastronomëve në Tetovë kanë bërë madje edhe rritje të rrogave të punëtorëve, me qëllim tërheqjen e tyre, por më kot.

    “Duke marrë parasysh rrethanat në vend, sidomos në Tetovë në sferën tonë nevoja është tepër e madhe. Shkaku i migrimit, një numër i madh i të rinjve kryesisht kanë marrë migrimin, jashtë vendit. Mungojnë, prej pastruesit e deri në kuzhinier. Ka mungesë tepër të madhe të punëtorëve, siç thash më herrët duhen nga pastruesit deri në kuzhinierë. Edhe pse një kuzhinier merr 35 deri në 90.000 denarë nga minimalja deri në maksimale, me orar të plotë, kamarierët nga 350 deri në 650 euro, por sërish nuk ka, nuk janë të kënaqur”, tha Abedin Sadiki. Menaxher restoranti

    Pas gastronomisë, krizë për punëtorë kanë edhe butiqet. Në rrugën e njohur të butiqeve në Tetovë, kërkojnë punëtorë, por askush nuk lajmërohet. Disa nga pronarët e butiqeve, akuzojnë sidomos të rinjtë.

    “Gjendja ekonomike në Maqedoni është katastrofë, dhe të rinjtë ikin prej Maqedonie për një jetë më të mirë. Në Maqedoni rroga mesatare dihet sa është dhe ato nuk mjaftojnë për një familje. Por fatkeqësisht edhe të rinjtë nuk duan punë. Kërkohen punëtorë nuk paraqiten. E duan rrogën e Gjermanisë ndërsa punën e Maqedonisë”, tha Adnan Idrizi. Pronar butiku

    Në Entin e Punësimit në Tetovë rreth 20 mjekë dhe rreth 80 infermiere presin për punësim tash e sa vite. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Plazhet e Ohrit, të pa rregulluara dhe të bllokuara në procedura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë