PO E SHKATËRROJMË NATYRËN | Është rritur përqindja e ujërave të zeza të cilat derdhen në natyrë (Infografik)

    Stacionet filtruese në një pjesë të komunave të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar nuk e kanë kryer veprimtarinë e tyre në vazhdimësi. Ky është konkluzioni nga të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) për vitin 2022, të cilat tregojnë rritje alarmante të ujërave të zeza të cilat derdhen të patrajtuara në lumenj, liqene, ujëra nëntokësore dhe rezervuarët në Maqedoninë e Veriut, shkruan Meta.mk.

    Për vetëm një vit, përqindja e ujërave të zeza të patrajtuara të cilat derdhen në natyrë është rritur për më shumë 10 përqind, edhe atë nga 62 përqind në vitin 2021 madje në 72,4 përqind në vitin 2022. Në sasinë e fekaleve të derdhura të cilat derdhen si të patrajtuara në natyrë, për një vit ato janë rritur për mbi 12,5 milionë metra në kub, tregojnë të dhënat statistikore.

    Njëkohësisht, sasia e ujërave të zeza të cilët janë trajtuar nga stacionet filtuese në Maqedoninë e Veriut për një vit është zvogëluar për mbi 10 milionë metra kub. Të dhënat e këtilla janë alarmante, për shkak se tregojnë se objektet tashmë të ndërtuara për trajtim të ujërave dhe ndërmarrjet publike komunale nuk e kryejnë punën e tyre, gjegjësisht nuk i trajtojnë ujërat e zeza, për të cilat amvisëritë dhe kompanitë janë të obliguar të paguajnë fatura mujore për shërbimin për trajtim të ujërave.

    Të dhënat nga ESHS tregojnë se sasia e përgjithshme e ujërave të zeza të krijuara në vitin 2022 ka qenë për 3,3 përqind më e vogël në krahasim me vitin 2021. Sasia e përgjithshme e ujërave të zeza të shkarkuara  vitin e kaluar ka qenë 102.567.000 metra kub, ndërsa një vit më parë si shoqëri kemi shkarkuar fekale në vlerë prej 102.648.000 metra kub.

    Rastësisht ose jo, ulja e përqindjes së ujëve të zeza të trajtuara vitin e kaluar vjen në periudhë kur ndërmarrjet publike komunale ankoheshin për faturat e larta për rrymë të cilat u kanë ardhur në nivel mujor dhe të borxheve të cilat i kanë bërë për shkak të furnizimit me energji elektrike në tregun e lirë.

    Të dhënat nga Raporti vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave për vitin 2022 flasin se ka 20 komuna të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht dhënës të shërbimeve ujore të cilët mundësojnë trajtim të ujërave të zeza. Në krahasim me vitin 2021, numri i komunave në të cilat ka stacione filtuese vitin e kaluar është rritur për dy. Megjithatë, siç theksuam më lartë, vitin e kaluar ka pasur sasi të zvogëluar të fekaleve të cilat kalojnë përmes sistemit për trajtim në stacionet filtruese.

    Meta.mk pranverën e kaluar kontaktoi ndërmarrje publike nga disa komuna të cilat kanë stacione filtruese, por ato në mënyrë strikte potencuan se e kryejnë shërbimin për pastrim të ujërave të zeza, për të cilën marrin të holla nga qytetarët. Për dyshime të dyshuara në disa komuna lidhur me funksionimin e stacioneve filtruese për ujëra të zeza u drejtuam edhe deri te Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, por edhe nga atje morëm informatë se mbikëqyrjet e tyre inspektuese kanë treguar se nuk ka pasur shkyçje të qëllimshme të objekteve kritike infrastrukturore.

    Informatat nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave tregojnë se vitin e kaluar përdoruesit kanë paguar nga 0,85 denarë deri në 21,42 denarë për metër kub ujë të harxhuar në faturat mujore të ndërmarrjeve komunale publike ku ka stacione filtruese, në emër të filtrimit të ujërave të zeza.

    Përndryshe, ujërat e zeza me vite janë shkaktuesi kryesor për ndotje të ujërave nëntokësore, të lumenjve dhe liqeneve në Maqedoninë e Veriut. Për shkak të cilësisë së ulët të ujërave, në një pjesë të lumenjve dhe liqeneve është noti i palejuar të njerëzve ose përdorimi i ujërave për ujitje të tokës bujqësore ose për furnizim me ujë. Në nivel të BE-së, obligim i çdo vendi-anëtar është që të ndërtojë stacione filtruese funksionale në qytete dhe ta zbatojnë Direktivën për ujëra të zeza urbane të BE-së.

    Organizatat joqeveritare ë Maqedoninë e Veriut tashmë paralajmëruan se deri më vitin 2024 vendit do t’i nevojiten madje 1,2 miliardë euro, me të cilët do të mundësohej që e gjithë popullata të jetë e mbuluar me sistem për trajtim të ujërave të zeza, në qoftë se dëshirojmë të bëhemi vend-anëtar i BE-së.

    Për momentin, aktuale është ndërtimi i stacioneve filtruese për ujëra të zeza për qytetet më të mëdha në vend – Shkupin, Manastirin dhe Tetovën. Për stacionin filtrues në Shkup u zgjodh ofertuesi më i volitshëm që do ta ndërtojë objektin kapital në afërsi të vendbanimit Trubarevë, ndërsa për këto objekte infrastrukturore në Manastir dhe Tetovë para disa muajsh u shpallën dy tenderë të veçantë. Sivjet pritet të fillojnë punimet ndërtimore i të tre stacioneve filtruese.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Ndryshimet kushtetuese, faktori që do të përcaktojë se cilit grup do t’i takojmë

    Lajmi i rradhës

    Fraksioni i BDI-së: Zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë