Mesazhet e Grubit drejtorëve të BDI “mos pranoni asnjë vendim nga Fatmir Mexhiti”

    “Disa nga drejtorët e BDI-së në sektorin e shëndetësisë janë paraqitur sot në punë e disa të tjerë jo. Kjo si rezultat i udhëzimeve që ata kanë marrë nga Artan Grubi, që gjatë një komunikimi të brendshëm, shihet se u ka thënë që të hapin pushim mjekësor apo të gjejnë arsye të tjera për të mos pranuar asnjë vendim eventual të ministrit Fatmir Mexhiti, deri në shkarkimin e tij”, raporton Alsat.

    Ekipi i televizionit Alsat vizitoi disa klinika që drejtohen nga kuadrot e BDI-së, ku disa nga drejtorët nuk ishin në punë, e për disa të tjerë shërbimet na thanë se ndodhen në sallë.

    “Jo Akoma.
    -Po thoni të mos presim, domethënë sot pritet të mos vjen.
    -Jo, nëse dëshiron prit se nuk e di si e keni lënë, nëse të ka thënë ndoshta vjen, se nuk e di nuk e kam kontaktu, nuk më ka tregu a vjen a nuk vjen sot…”

    “Drejtori a është këtu?
    – Në sallë është, duhet të prisni pak ”

    Në opinion tashmë qarkullojnë fotografi nga një komunikim i brendshëm që duket se është mes Grubit dhe drejtorëve të BDI-së në sektorin e shëndetësisë.

    “Të nderuar, asnjë drejtor i joni në shëndetësi të mos pranon asnjë vendim të ministrit në largim Fatmir Mexhiti, nëse duhet pushim, pushim mjekësor, ose thjeshtë të mos ta pranojë vendimin eventual të Ministrit”, thuhet në mesazhin e Artan Grubrit drejtuar drejtorëve të BDI-së.

    Edhe Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti gjatë ditës së djeshme konfirmoi se zëvendëskryeministri Artan Grubi ka porositur drejtorët që të mos shkojnë punë dhe sipas Mexhitit, ata edhe këtë e kanë bërë duke mos u paraqitur në vendet e punës ditën e enjte.

    “Mesazhet që i ka shpërndarë Artan Grubi tek drejtorët e BDI-së, unë nuk i quaj drejtorë të BDI-së, por drejtorë të Ministrisë së Shëndetësisë. U apeloj të gjithë drejtorëve që të rrinë rehat se ata janë drejtor të mi edhe pushim mjekësor merret kur vërtet një person është i sëmurë, kjo është vërtet keqpërdorim që së paku nuk duhet ta bëjnë drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    Dehari: në Malin Sharr, gjenden mbetje nga më të ndryshmet

    Lajmi i rradhës

    Qeveria ende pa masa për rastet me kollën e keqe në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë