Polemikë ndërmjet avokatëve të të akuzuarve në seancën gjyqësore për “Llaskarcën”

    Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore.

    Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk lejoi pjesën më të madhe të pyetjeve.

    Avokati Micevski pretendon se janë bërë lëshime thelbësore në ekspertizë. Rikujtojmë që edhe prokurori publik që ndjek këtë lëndë konteston përgatitjen profesionale të ekspertit Zekirija Zekiri, i cili ka pasur disa pozita në Bashkimin Demokratik për Integrim, ankesa ndaj tij kanë pasur edhe familjarët e viktimave, të cilët sot u ankuan se deklarimet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe se kishte ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, gjë që nuk është e lejuar sipas ligjit për procedurë penale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shinas: Ballkani të europianizohet, e jo BE-ja të ballkanizohet

    Lajmi i rradhës

    Mbikëqyrja e Korridorit 8 dhe 10-D, 23 ekspertë pa dokumente përkatëse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë