Sindikata e pavarur e policisë do të dalë në protestë. Thonë se paga bazë në vend nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale.
Paga e policisë, sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive, përbëhet nga pagë bazë dhe rritja prej 30 përqind, si dhe shtesa të tjera nga përvoja e punës, etj.
Sipas Ligjit për Pagë Minimale, paga bazë në vend nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale, e më pas shtohen rritja prej 30 përqind, shtesat, etj.
Kryetari i sindikatës së pavarur, Martin Efremov, deklaroi se paga e policivë duhet të llogaritet së bashku me rritjen ndërsa kështu rezulton se një polici merr rreth 25,000 denarë, që është 1,000 denarë mbi pagën minimale.
Megjithatë, nëse e ndajmë atë 30 përqind, atëherë ku është baza, shton më tej Efremov./ Alsat