Policia në Tetovë arrestoi personat që vodhën makinën e Inspektoriatit të Mjedisit Jetësor

    Tre policë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë përfunduar me lëndime trupore dhe janë shtrirë në spitalin klinik të Tetovës, si pasojë e përplasjes së makinave, gjatë tentimit për ti kapur katër të rinj nga rrethina e Tetovës, të cilët, ditë më parë, vodhën një makinë të Ministrisë së Bujqësisë, e cila shfrytëzohej nga Inspektorati i Ekologjisë.

    Makina fillimisht nga policët është vërejtur në fshatin Kamjan, por edhe përkundër urdhrit për të ndaluar, të rinjtë kanë tentuar të shtypin policët në detyrë. Pas tyre është vënë patrulla, e cila ka tentuar që t’i ndalojë, por ndjekja si në filma, ka vazhduar deri në Reçicë të Vogël, ku të rinjtë fillimisht janë përplasur me makinën e policisë, e më pastaj edhe me katër makina të tjera që kanë qenë të parkuara në rrugë.

    Nga kjo përplasje me lëndime në kraharor, kanë përfunduar tre policët që ishin në ndjekje të makinës. Pas ndalimit të makinës janë arrestuar katër persona, tre nga të cilët nën moshën 18 vjeçe, ndërsa sipas SPB-së bëhet fjalë për persona të përfshirë në disa vjedhje.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: LSDM shkeli marrëveshjen për qeverisje

    Lajmi i rradhës

    Udhërrëfyesi praktik për larjen e rrobave të dimrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë