Policia e Tetovës me detajet e para për ngjarjen tragjike të 16-vjeçarit

    LAJMI PËRDITËSOHET

    10:20 / Vdekja e 16-vjeçarit në Tetovë | Flet avokati mbrojtës, Ibraim Bajrami i të dyshuares së parë. Dyshime për vrasje…

    Kanë vazhduar sot hetimet dhe mbledhja e informacioneve lidhur me trupin e pajetë të 16 vjeçarit nga fshati Novo Sellë, që u gjet në orët e hershme në mëngjesit, në shtratin e lumit Shkumbin në Banjat e Tetovës. Zhdukja e 16 vjeçarit, ditë më parë është denoncuar në polici nga babai i tij. Makina e tij me targa të Tetovës, sot është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa disa metra më poshtë në lum është gjetur edhe trupi i pajetë.

    Motivet deri më tani zyrtarisht nuk dihen. Në vendin e ngjarjes të parët kanë arritur zjarrfikësit, të cilët kanë nxjerrë nga ujërat e Shkumbinit trupin e pa jetë, dhe më pas është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore në Tetovë.

    “Bashkë me familjarët bëmë kërkimet që të gjendet vetura, e cila u gjend në afërsi të banjës së Tetovës. Pastaj filluam kërkimet në shtratin e lumit dhe në mëngjes, bashkë me policinë gjetëm trupin e pajetë në një vend shumë të vështirë dhe u desh që të intervenohet me më tepër zjarrfikës, kështu që e nxorëm trupin. Veturën e kemi gjetur njëqind metra larg viktimës, dhe e gjetëm në mëngjes rreth orës 6 e50 minuta”, deklaroi Avni Ameti, shef i NJTKZ-Tetovë. 

    Lajmi Paraprak

    BE – Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

    Lajmi i rradhës

    Në poliklinikën “Bit Pazar” në Shkup nuk ka ngrohje, pavarësisht temperaturave nën zero

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë