Policia financiare kontrolloi tenderët e klinikës ku drejtor ishte Nexhat Jakupi, kuadër i BDI-së

    Policia financiare ka hyrë në Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. Po kontrollohen tenderët e shpallur në shtatë vitet e fundit, raporton Alsat.

    Sipas mediave bëhet fjalë për periudhën kur me këtë Klinikë udhëhiqte Nexhati Jakupi, ish deputet dhe ish ministër nga radhët e BDI-së.

    Policia financiare ka grumbulluar të gjitha dokumentacionet në lidhje me procedurat e prokurimit publik dhe pas kontrollit dhe analizave do të përcaktohet nëse ekziston bazë për veprën penale.

    Mësohet se ish drejtori Nexhati Jakupi këtë Klinikë e ka lënë në borxh prej 4.6 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Kapitali udhëheq botën, ndërkaq për RMV është i parëndësishëm!

    Lajmi i rradhës

    Joseph: Marrëveshja e Ohrit, e vetmja e ardhme për të ruajtur trashëgiminë e maqedonasve dhe shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë