ASH me më shumë ankesa | Parashtrohen 13 ankesa deri te KSHZ-ja për procesin e votimit

    Deri te Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) deri tani janë parashtruar gjithsej 13 ankesa për procedurën për votim dhe për procedurën për përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve për zgjedhjet lokale, që u mbajtën të dielën, përcjell Nistori.

    Deri te Komisoni, katër ankesa ka parastruar Koalicioni i udhëhequr nga LSDMja. Një ka të bëjë me vendvotimin nr. 2121 në komunën Jegunovc, ndërsa e dyta në vendvotimin nr. 2118 në komunën Jegunovc. Ankesat tjera janë për vendvotimet nr. 2587/1 në komunën Gjorçe Petrov dhe për vendvotimin nr. 618 në komunën Makedonska Kamenicë.

    Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka gjashtë ankesa, për vendvotimin nr. 0543 në komunën e Dibrës dhe për vendvotmin 2957/1 në komunën Shuto Orizarë. Dy ankesa janë për komunën e Gostivarit, për vendvotimin 2975 dhe 406/1. Një ankesë ka të bëjë me përmbledhjen e rezultateve për kryetar të komunës së Gostivarit dhe një ka të bëjë me përmbledhjen e rezultateve për anëtar të Këshillit të komunës së Gostivarit.

    Nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, janë parashtruar tre ankesa, për vendvotimin nr. 2844 në komunën e Qendrës, për vendvotimin nr. 1470 në komunën Dollnen dhe për vendvotimin nr. 2447 në komunën e Sarajit.

    Dy ankesa janë parashtruar nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, e që kanë të bëjnë me heshtjen zgjedhore. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mënyrë shtesë do të caktojë seancë për shqyrtimin dhe vendosjen sipas ankesave.

    Sipas librit të afateve për aktivitete zgjedhore, KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej 72 orëve pas pranimit të ankesës, të marrë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i ankesës mund të ngrejë padi deri te Gjykata administrative në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Stevo Pendarovski pranon raportin e KE-së nga David Geer

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE-së vlerëson përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit 2021 në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë