Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës

    Drejtoria e Policisë Financiare është përfshirë aktivisht në aksionin për inspektimin e funksionimit të ambienteve që operojnë si kabare, disko dhe klube nate në të gjithë vendin dhe po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

    Nga atje thonë se të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare janë vënë në dispozicion për nevojat e këtij aksioni, i cili synon zbardhjen e parregullsive dhe aktiviteteve të mundshme të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve.

    “Aksioni fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare, evazionit fiskal, operacioneve të paligjshme dhe parregullsive të tjera në operacionet financiare të objekteve. Paralelisht me këtë, autoritetet hetimore janë fokusuar në zbardhjen e të gjitha aspekteve që mund të çojnë në sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret”, thonë nga Policia Financiare.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria hap hetimin ndaj 27 personave

    Lajmi i rradhës

    Qeveria turke e paralajmëron opozitën të mos bëjë thirrje për protesta, pas arrestimit të Imamoglut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë