Të burgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore

    Për shkak të problemeve teknike ka vonuar fillimi i votimit në burgjet e Maqedonisë.

    Deri tani është evidentuar se në burgun e Idrizovës nuk ka pasur pajisje, ndërsa fillimi i votimit ka nisur nga ora 8:20, kurse në burgun e Shuto Orizares përe shkak të rregullimit të materialit zgjedhor, ka pasur vonim prej 20 minutave.

    Probleme më të mëdha që tashmë janë tejkaluar ka pasur në burgun e Manastirit dhe Shtipit. Këshilli Zgjedhor nuk ka lejuar të burgosurit të votojnë me legjitimim të burgut, ndërsa më pas votimi ka vazhduar.

    Në burgun e Kumanovës, rreth 30 të burgosur që kanë shprehur dëshirën për votim nuk kanë qenë në listën zgjedhore. Një problem të tillë ka pasur edhe në burgun e Manastirit.

    Lajmi Paraprak

    ANALISTAT

    Lajmi i rradhës

    Tahiri: Ndryshimi i retorikës së VMRO-DPMNE-së i rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë