Policia ka ngritur padi ndaj dy qytetarëve – mashtruan një qytetar gjatë shitjes së një banese

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shkupjanëve që dyshohen se kanë mashtruar një qytetar të Kavadarit gjatë shitblerjes së banesës.

    “Kallëzim penal kundër F.S. (33) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrim” sipas nenit 247 dhe kundër F.J. (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrim” sipas nenit 247 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

    Mashtrimi kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, pasi dy shkupjanët kishin publikuar një shpallje për shitjen e një banese, duke i bashkangjitur fotografi të një banese tjetër.

    “E kanë sjellë në lajthitje personin e dëmtuar nga Kavadari se banesa e shpallur për shitje është pronë e subjektit juridik për të cilin përfaqësues është personi i dytë i dyshuar.

    Ata, poashtu të dëmtuarit, përmes aplikacionit “viber” i kanë treguar fotografi të banesës dhe e kanë sjellë në lajthitje të ua paguajë 5.000 euro si paradhënie për shitblerjen e banesës në llogari të personit juridik e të denoncuarit të dytë”, raportoi Policia.

    Lajmi Paraprak

    Shumë barna mungojnë për pacientët në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Arrihet marrëveshja ndërmjet transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë