Policia me detajet e para rreth vdekjes së një 10-vjeçari në Tetovë

    Një djalë 10-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte. Ngjarja është raportuar më 03.03.2026 rreth orës 09:25, ndërsa fëmija është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga prindërit, pasi janë njoftuar nga një fqinj. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi, përcjell Nistori.

    “Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

    Një mjek ka konfirmuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

    Lajmi Paraprak

    Goditje më fort se shpejtësia e mendimit / Lufta ndaj Iranit me Inteligjencë Artificiale

    Lajmi i rradhës

    Rutte: RMV-ja aleate besnike e NATO-s, vendimtare për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë