Policia regjistron 33 autobusë që bartnin nxënësit në mënyrë të parregullt

    Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e mëngjesit ka arritur të regjistrojë 33 raste kur nxënësit po barteshin me autobusë te të cilët janë vërejtur parregullsi.

    “Në intervalin kohor nga ora 06:00 deri më 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuar kontrollim aksional për kontrollimin e automjeteve të cilat kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë të nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas”, sqarojnë nga Policia, duke theksuar që 14 automjete menjëherë janë dërguar për kontrollim teknik.

    Kontrollimet në trafik për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë personat t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik dhe në këtë mënyrë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë por edhe të sigurisë të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Kushtetuese: Personat me aftësi të veçanta nuk do të kenë më kufizime

    Lajmi i rradhës

    Hotelierët e Ohrit: Kriza energjetike doli më e keqe se virusi Korona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë