Gjykata Kushtetuese: Personat me aftësi të veçanta nuk do të kenë më kufizime

    Personat me aftësi të posaçme, nuk do të kenë më kufizime sa i përket kërkesës për kompensim edhe pasi të kenë mbushur 65 vjet.

    Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi që të shfuqizojë nenin 44, paragrafin 2, të ligjit për mbrojtje sociale, në pjesën “më së voni deri në moshën 65 vjeçare”.

    Nga Avokati i Popullit javën e kaluar informuan se brenda dy viteve, 23 personave në 10 qendra për punë sociale, e drejta e kompensimit u është mohuar, për shkak se nuk e kanë plotësuar kushtin e moshës.

    “Gjykata vendosi ta shfuqizojë këtë dispozitë të kontestuar sepse me të është dëmtuar parimi kushtetues i barabarësisë së qytetarëve. Po ashtu kjo dispozitë është në kundërshtim me sundimin e së drejtës, si vlerë themelore e rendit kushtetues, ndërsa është përfshirë në nenin 8 të Kushtetutës”, deklaroi Hristina Belovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e ndërrimit të dytë në Strugë, çdo ditë kalojnë rrugët deri te shtëpitë e tyre nëpër terr

    Lajmi i rradhës

    Policia regjistron 33 autobusë që bartnin nxënësit në mënyrë të parregullt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë