Politika gjatë vitit 2021 – Zgjedhje, përplasje, shumicë e re

    Fotografia: Nistori

    Shumica e brishtë parlamentare në vitin 2021 u përball me dallimet e thella në raport me opozitën. Si fillim pushteti dhe opozita u ndanë mbi konceptin dhe afatet për zbatimin e procesit statistikor. VMRO-DPMNE-ja nisi procedurën për abrogimin e ligjit.

    “VMRO-DPMNE-ja do të mobilizohet me qytetarët dhe bashkërisht në çdo njësi të Ministrisë së Drejtësisë do të mblidhen nënshkrime për abrogimin e ligjit të cilin shumica parlamentare po tenton ta miraton me dhunë”, pati thënë Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Opozita shqiptare kontestoi avokatin e popullit, i cili njëherësh në fushatë ishte kandidat për kryeministër nga radhët e BDI-së. Ndërkohë lideri i opozitës, Hristijan Mickoski kishte filluar me paralajmërimet për shumicë të re parlamentare.

    Në shtator filluan përgatitjet e partive politike për caktimin e kandidatëve për kryetar komunash. Për herë të parë opozita dhe pushteti nga dyja blloqet u bashkuan. Raundi i parë i zgjedhjeve lokale më 17 tetor, tundi legjitimitetin e Qeverisë dhe të kryeministrit Zaev.

    Në deklaratën e tij të parë tha se në rast se humb shumicën e komunave dhe Qytetin e Shkupit, ai do të largohet nga drejtimi i Qeverisë. Kështu edhe ndodhi. Më 31 tetor, Zaev paralajmëroi dorëheqje.

    “E marr përgjegjësinë mbi vete për këtë rezultat”, kishte thënë kryeministrit Zoran Zaev.

    Rezultati i arritur, sipas opozitës ishte dëshmi se Qeveria është delegjitimuar dhe për këtë arsye duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Nga sonte Qeveria është delegjitimuar. Ky është realiteti i ri i cili pres që të reflektojë edhe në Kuvend. Por më së miri do të ishte që kjo të bëhet përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ishte shprehur Mickoski.

    Para se Zaev të dorëhiqej, VMRO-DPMNE-ja, ASH-AAA, Lëvizja Besa dhe E Majta nënshkruan nismë për mocion mos besimi ndaj Qeverisë. Madje kjo paralajmërohej edhe si shumicë e re parlamentare.

    “Shumicë e re, 61”, kishte theksuar Arben Taravari, Sekretar i ASH-së.

    Në seancën për rrëzimin e Qeverisë nuk kishte kuorum. Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në Kuvend. Më pas ndryshoi loja. Zaev nisi ofensivën për zgjerimin e shumicës. Më 5 dhjetor, me liderin e Alternativës, Afrim Gashi nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje. Alternativa bëhet pjesë e Qeversië.

    “U bashkuam rreth përcaktimit të përbashkët se në këto momente më e rëndësishme është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë dhe ndërmarrja e përgjegjësisë para qytetarëve”, pati pohuar Zaev.

    Më 22 dhjetor Zaev deponoi dorëheqjen e tij në Kuvend, ndërsa në seancën e parë të radhës u konstatua dorëheqja e kreut dhe Qeverisë. Në vijim janë negociatat për formimin e kabinetit të ri Qeveritarë, i cili pritet të votohet në mesin e muajit janar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tajvani paralajmëron Kinën kundër “aventurizmit ushtarak”

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja amerikane është më e votuara mes shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë