Politikat fitosanitare dhe menaxhimi i ujërave, sfera ku bashkëpunimi me Malin e Zi mund të intensifikohet

    Intensifikimi i bashkëpunimit, shkëmbim më i mirë i mallrave dhe shërbimeve si dhe zgjidhja e përbashkët e çështjeve që tangojnë bujqësinë e dy vendeve kanë dakorduar sot ministrat resorial të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Arjanit Hoxha dhe Aleksandar Stijoviq.

    Mes dy vendeve, ka thënë Hoxha dhe Stijoviq nuk ka çështje të hapura, por qëllimi është ngritja e bashkëpunimit në nivel edhe më të lartë, ndihmesë të ndërsjellë dhe shkëmbim të përvojave në rrugën drejt BE-së.

    Sipas ministrave, politikat fitosanitare dhe menaxhimi i ujërave janë vetëm disa nga sferat në të cilën bashkëpunimi mund të intensifikohet.

    “Kemi pasur bisedë miqësore dhe të hapur në interes të dyja vendeve. Qëllimi ka qenë avancimi i gjendjes së bujqve dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta për shkëmbim më të mirë të mallrave dhe shërbimeve mes dy vendeve konform marëveshjeve të nënshkruara. Në disa sfera ne, në disa tjera Maqedonia e Veriut ka ecur më përpara. Bashkëpunimin në këtë mënyrë e kemi ngrit në nivel më të lartë që do të rezultojë, shpresojmë me rezultate edhe më të mira për qytetarët e dy vendeve”, ka thënë Stijoviq në takimin e punës me Hoxhën.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp në MBPEU, Hoxha ka shtuar se sfidat mund të tejkalohen me shkëmbimin e ideve dhe praktikave.

    “Si dy shtete mike kemi biseduar për tema që prekin të dy palët. Kemi zbuluar çështje për politikat fitosanitare, menaxhimi i ujërave dhe politikave të bujqësisë. Ato janë sfera ku mund në mënyrë të ndërsjellë të ndihmojmë dhe bashkëpunojmë”, ka thënë Hoxha.

    Delegacioni i lartë të Republikës së Malit të Zi në vizitën e punës te Hoxha është udhëhequr nga ambasadorja Ivana Shikmanoviq dhe ministri Stijoviq./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE-ja do të kërkojë shkarkimin e Filipçes në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq në Strasburg e nënshkroi konventën për luftë kundër falsifikimit të barnave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë