Politizimi i arsimit shqip në RMV, për të ardhur keq

    “Shkollën shqipe e kemi në një situatë kur na ikin mësuesit, boshatisen shkollat, boshatisen fshatrat, boshatisen qytetet, kurse dikush ia thek këngën e keq Hysenit. Kjo është e pafalshme”, Kështu e përshkruan gjendjen në arsimin shqip, kryetari i Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë Hasan Jashai.

    Kësisoji, dita e mësuesit, 7 Marsi i vitit 2024 e gjen arsimin shqip skajshmërish të politizuar. Kështu thonë profesorët të cilët pohojnë se krahas politikës, mungesa e librave, kuadrove të mirëfillta kanë bërë që gjendja e arsimit të jetë në nivel të ulët dhe të degraduar. Prandaj, nxënësit shqiptar dalin më të dobët në Testimet Ndërkombëtare.

    “Arsimi është i politizuar nëse kryetari ikomunës urdhëron drejtorët që me SMS porosi që të thirr arsimtarët që të shkojnë në një tubim partiak. Ai është politizim pa shembull i arsimit. E njëjta që është që drejtorët edhe arsimtarët, por edhe njerëzit e punësuar në administratë janë peng të atij punësimi. Janë peng të kryetarit të komunës, janë peng të kryetarit të partisë dhe partisë në pushtet. Kjo njëherë e përgjithmonë duhet të ndërpritet”, thotë Jashari.

    Profesorët thonë se fajtorë për këtë gjendje janë të gjithë. Sipas tyre, politizimi i arsimit shqip është për të ardhur keq.

    “Nëse nuk çlirohemi nga politika, nga e çlirojmë arsimin nga politika, do të kemi situatë ende më të rëndë se kjo në të cilën ndodhemi. Të gjithë e dimë dhe jemi të bindur se duke filluar nga shkollimi fillor, ai i mesëm si dhe arsimi sipëror se politizimi ka ngulfatur tërë kualitetin e arsimit. Edhe kuadrot që dalin edhe niveli i arsimit, janë viktimë e politizimit të arsimit dhe politizimi i arsimit shqip është për të ardhur keq”, thotë profesori Satki Ismaili.

    Këto komente janë bërë në vigjilje të shënimi të 7 marsit, ditës së arsimit shqip, kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë në vitin 1887. Një manifestim i këtillë u mbajt në Tetovë, i organizuar nga komuna e Tetovës dhe Shoqata Akademike për Shkencë dhe Art. Sipas Zeqir Kadriut nga kjo shoqatë, hapja e shkollës shqipe në Korçë kishte një jehonë që më pas edhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët të hapen shkolla në gjuhën shqipe. Profesorët janë shprehur se duhet që të mendohet më shumë në atë drejtim që edhe sistemi arsimor gjatë mësimdhënies të ndryshojë rrënjësisht dhe të merren shembull praktikat më të mira evropiane. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Del në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te Barcelona

    Lajmi i rradhës

    RMV shqyrton propozimin për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainasë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë