ASh dhe Lëvizja Besa kërkojnë dorëheqjen e Ramiz Merkos nga posti i kryetarit të komunës së Strugës

    Lideri i Aleancës për Shqiptarë Arben Taravari në “ClickPlus” në TV21 ka komentuar shpalljen e Ramiz Merkos non grata nga ShBA, ku sipas tij duhet të japë dorëheqje, përcjell Nistori.

    “Ne si parti politike shumë persona të BDI-së i kemi kritikuar vazhdimisht një prej personave që kemi kritikuar më së shumti ka qenë zotri Ramiz Merko kryetari aktual i komunës së Strugës. Thjesht e pritshme për ne si parti politike në vend se vendosen njerëz zë cilët kanë ndikim negativ në gjyqësor, në mënyrën se si e trajton pushtetin, si udhëheq të gjitha punët të cilat i dimë. Ne si parti politike e përkrahim këtë vendim të ShBA-së jo vetëm për Ramiz Merkon por edhe nëse ka persona të tjerë të till pa marrë parasysh përkatësis etnike apo partiake”, tha Taravari.

    Ndryshe Taravari theksoi se në këto momente Merko duhet të japë dorëheqje ose këtë ta kërkojë BDI.

    Edhe Lëvizja Besa ka reaguar pas vendimit të ShBA për futjen e Merkos në listën e zezë. Sipas tyre kjo Qeveri nuk është asgjë më shumë përveç se një Qeveri e krimit dhe korrupsionit, ky u vërtetua edhe nga partneri strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Vënia në listë të zezë e kreut të Strugës Ramiz Merko, është shembulli tipik i funksionarit të BDI-së, të udhëhequr nga Artani dhe Aliu. Besojmë fuqishëm se ky është vetëm fillimi i demaskimit të korrupsionit dhe funksionarëve të inkriminuar të BDI-së. Presim që kjo listë ditëve në vijim të plotsohet me funksionarët që kanë keqpërdorur dhe keqpërdorin fondet vendore dhe të huaja në emër të “investimeve”. Funksionarë të përfshirë në krim dhe korrupsion, dhe funksionarë që përveç shantazhit, hajnisë dhe keqpërdorimeve, nuk bëjnë asgjë tjetër, ndërsa si rezultat kemi ikjen e përditshme të popullatës jo nga ky vend, por nga kjo Qeveri e korruptuar dhe inkriminuar. Kërkojmë nga kreu i Strugës Merko, që të jep dorëheqje një ditë e më parë, dhe me këtë, të liroj popullatën e Strugës, dhe Strugën e cila, nga keqfunksionimi, nga një qytet i kulturës dhe artit, është shndërruar në qytet pa prespektivë dhe pa asnjë shpresë për rininë strugane. E që kjo e keqe të jetë edhe më e madhe, pikërisht kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe megafoni i tij Osmani, javë më parë dolën me qëndrimin për veting që për një kohë të gjatë e kërkojnë me këmbëngulje. Pyesim publikisht Ahmetin dhe hajnat e tij, për çfarë vetingu flisni, kënd do e lustroni kur pikërisht janë funksionarët tuaj ata që vjedhin, mashtrojnë, ndërhyjnë në gjyqësor e bëjnë kërdi në Qeveri, që e konfirmoi së fundmi edhe partneri jonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhjet e parakohshme dhe ikja e BDI-së nga Qeveria do ishte zgjidhja më e mirë për këtë vend dhe këtë popull, andaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme, jo vetëm të Merkos por të gjithë BDI-së nga Qeveria e turpit. Ju jeni e keqja e këtij vendi, andaj mos e kërkoni sherrin në oborr të huaj”, kumtojnë nga Besa.

    Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dje caktuan kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, përgjithësisht si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore, kështu duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FNA i kërkon Ministrisë së Arsimit që të anulojë konkursin për rektor në Universitetin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut ka nevojë për rreth 10 mijë punëtorë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë