Populli ukrainas merr çmimin Saharov

    Çmimi për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut jepet nga Parlamenti Evropian në Strasburg. Eurodeputetët mbështesin luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

    Populli ukrainas, i përfaqësuar nga presidenti i tij Volodymyr Zelenski dhe përfaqësues të tjerë të zgjedhur, si dhe nga shoqëria civile, merr këtë vit Çmimin Saharov për të Drejtat e Njeriut nga Parlamenti Evropian.

    “Ky çmim është për ukrainasit që po luftojnë në terren, për ata që u është dashur të ikin, për ata që kanë humbur të afërmit dhe miqtë,” tha presidentja e Parlamentit Roberta Metsola në Strasburg.

    Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, aktualisht në burg, dhe Komisioni Kolumbian i së Vërtetës dhe Pajtimit qenë propozuar gjithashtu për këtë çmim. Vitin e kaluar, çmimi iu dha opozitarit rus Alexej Navalny.

    Roberta Metsola

    Roberta Metsola

    Nxitja e demokracisë

    Çmimi do të jepet nga Parlamenti Evropian më 14 dhjetor në Strasburg, gjatë seancës së fundit plenare të vitit. Çmimi mban emrin e disidentit dhe fizikantit sovjetik Andrei Sakharov, i cili vdiq në vitin 1989. Ai u jepet çdo vit që nga viti 1988 individëve dhe organizatave të përkushtuara ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

    Me këtë anëtarët e Parlamentit Evropian dëshirojnë të mbështesion të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan (1938-2018) dhe ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Nelson Mandela (1918-2013) janë ndër laureatët më të shquar. /DW/

    Lajmi Paraprak

    OBSh: Mungesa e aktivitetit fizik po sëmur miliona vetë

    Lajmi i rradhës

    Escobar në Beograd: Pres vazhdim dinamik të dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë