Pr/Ligji për “branitellat” / E Majta paralajmëroi padi ndaj Gashit

    E Majta paralajmëroi padi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për siç thonë ata se po mban të bllokuar propozim-Ligjin për branitellat.

    Sipas tyre, Rregullorja e Kuvendit i mundëson Gashit të thërras Komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj që të procedon më tej ligjin i cili është propozuar nga LSDM-ja dhe që gëzon mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës.

    Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi gjatë procedurales së deputetit majtist u përgjigj se një gjë të tillë nuk e lejon Rregullorja pasi kreu i Kuvendit obligohet të thërras mbledhjen e trupit punues kur atë nuk e bën kryetari i komisionit, por nuk mund të thërrasë mbledhjen kur kryetari refuzon të vendos në rend dite propozim-ligjin.

    Propozim-Ligji për branitellat parashikon avancimin e kujdesit ndaj kësaj kategorie duke rritur ndihëm e njëhershme financiare ndaj tyre në bazë të përqindjes së invaliditetit.

    Lajmi Paraprak

    Ministri Murtezani emërohet kryenegociator për integrimin në BE

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët: demokracia në RMV ekziston vetëm formalisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë