RRITJA E ÇMIMEVE | Qytetarët nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet mujore

    Shpenzimet për jetese për muaji prill janë rritur për 10.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar. Të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë se më shumë rritje është shënuar në transport dhe ushqim.

    Për qindja e rritjes së çmimit të produkteve – prill 2021/2022:

    Buka dhe drithërat      17.2%
    Mishi                           10.4.%
    Vajra dhe yndyra         31.9%
    Perime                         24.1%
    Kafe                            13.3 %

    Vala e rritjes  së çmimeve filloi para pothuajse një viti. Të dhënat tregojnë se për një vit shporta konsumatorë është shtrenjtuar për rreth 1 mijë denarë. Nga prodhimet që qytetarët vazhdimisht i blejnë me se shumti është rritur çmimi i vajit. Me pas vijonte rritje e çmimeve e të gjitha produkteve baze ushqimore.

    Qytetarët thonë se nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet mujore me pagat që marrin, ndërsa për kursime as që mendojnë.

    “Vetëm mund të shprehim dëshirë se do të kursejmë. As nuk mjaftojnë. Unë jam pensionist, por duhet të përshtatemi me rrethanat. Po janë rritur, janë rritur. Më shumë se 10%, ndoshta edhe 15. Pak kjo, pak ajo, kur i mbledh shikon se  200 denar kanë ikur për gjëra që para dy muajsh i ke blerë më lirë”, thotw njw qytetar.

    “Me këto çmime të larta dhe paga të ulëta është arritje nëse qytetari ia del që të kursejë për pushime. 01:14 Kështu që edhe pushimi mbetet një mendim me këto paga të ulëta dhe çmime të larta. Flas për produktet bazë për jetesë”, shprehet njw qytetare.

    “Shtrenjtime të mëdha, marramendëse. Rrogat s’ kanë lëvizur fare. S’na del rroga mujore. Për shpenzimet e përditshme. Shporta është shtrenjtuar shumë”, thotw njw qytetar tjetwr.

    Ndërkohë vetëm për një muaj, rritje drastike ka shënuar vaji për gatim edhe për 20.2 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shalenberg: Nuk duhet lejuar një “mënyrë e ndryshme jetese” në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    RMV do të kërkojë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin gazsjellësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë