Praga ndalon marrjen me qira të skuterëve elektrikë

    Kryeqyteti i Çekisë, Praga, nga viti i ri do të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë. Këshilli qytetit vendosi këtë të hënën.

    Banorët u ankuan për skuterët elektrikë të parkuar në mënyrë të pahijshme, ndërsa u regjistrua një rritje e aksidenteve (disa prej tyre edhe me pasoja fatale).

    Skuterët elektrikë të shërbimeve si Bolt dhe Lime mund të merren me qira përmes aplikacioneve në telefonat inteligjentë.

    Skuterët elektrikë për qira janë veçanërisht të popullarizuar tek turistët për eksplorim të shpejtë dhe fleksibël të qytetit.

    Si alternativë ofrohen biçikletat për qira. Kujtojmë se nga metropolet e mëdha evropiane, vendime të ngjashme kanë marrë Madridi dhe Parisi.

    Lajmi Paraprak

    Paqartësi rreth bashkëpunimit mes veriut dhe Prishtinës

    Lajmi i rradhës

    RMV mori rreth 2,5 milionë euro nga Plani i Rritjes për disa rezultate

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë