Predan: Në Ballkan do të vjen dikush tjetër, nëse BE nuk zgjerohet

    Nëse Bashkimi Europian nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor atëherë në këto rajon dikush tjetër do të shtrij ndikimin, ka deklaruar ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan duke komentuar kontestin me Bullgarinë e cila ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Sipas, tij, kryeministri Janez Jansha ka bërë të qartë me dije se zgjerimi nuk është një çështje teknike, por një çështje e madhe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian.

    “Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë në thelb ngjarja kryesore gjatë presidencës sonë gjashtëmujore. Ne presim që ky të jetë një samit kur do të mund të shpallim ose të shohim një perspektivë shumë të qartë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ambasadori slloven në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    “Ne presim që në këtë Samit, jo vetëm se do të jemi në gjendje të riafirmojmë mbështetjen e BE-së për zgjerimin, por se do të jemi në gjendje të paraqesim progres shumë të qartë. Çështja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë sigurisht sfida kryesore e kryesimit tonë me BE-në. Ky është qëllimi jonë, që të përdorim kohën pas formimit të qeverisë së re Bullgare. Ne presim formimin e qeverisë së re bullgare më së voni në fund të gushtit, që të bëjmë përpjekje shtesë në shtator për të arritur një kompromis me Bullgarinë që pastaj të jemi në gjendje të marrim të gjitha vendimet e nevojshme për të dy vendet që janë duke pritur një kohë shumë të gjatë që mendoj se e meritojnë nisjen e bisedimeve.

    Ne mendoj se do të thyejmë këtë akull dhe se deri në fund të vitit dy vendet do të jenë në gjendje të fillojnë negociatat. Ne nuk duam të përhapim optimizëm të rremë. Ne nuk duam të premtojmë mrekulli politike. Por, ne jemi të sigurt se pasi dy presidencat e kaluar me BE-në a u përpoqën ta zgjidhnin këtë çështje dhe dështuan, është koha që kjo të ndodhë përfundimisht”, deklaroi Millan Predan, Ambasadori i Sllovenisë në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodhë me vlerat ushqimore kur përdorni mikrovalën në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Jepet premiera e shfaqes “Lojë dashurie“ në Teatrin Shqiptar në Kumanovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë