Me datë 03. 07. 2021 në Teatrin Shqiptar në Kumanovë u mbajt premiera e shfaqjes me titull pune “Lojë dashurie “ nga regjisori Nehat Memeti. Autor i veprës “Lojë dashurie dhe shansi“ (Jeu de l’amour et du hasard) është dramaturgu françez Pierre de Marivaux (1688 – 1763).
Kjo komedi romantike, e ndikuar nga Comedia del arte është botuar në vitin 1730 dhe paraqet një vëpër tejet avangarde të asaj kohe duke trajtuar një ndër temat më interesante të dramaturgjisë, ate të dashurisë. Më interesant është fakti, se autori me një vision modern “ lejon “ që protagonistët Silvia dhe Doranti të vendosin vet për fatin e vet. Këtë liri, ata e marin nga baballarët e tyre duke i lejuar që të realizojnë idetë e tyre që rastësisht iu bien ndërmend. Ata, duan që të maskohen në sherbëtorë dhe nga një distancë të analizojnë partnerin e mundshëm të tyre. Autori, në këtë mënyrë trajton dhe relativizon një ndër kundërshtitë më kryesore të veprës ate të tradicionales kundrejt asaj bashkëkohore.
Konventa e zhanrit është e tillë që dihet paraprakisht se protagonistët do të përfundojnë në një marrëdhënie të lumtur, por nuk dihet se si do të arrijnë një rezultat të tillë gjë që e bën publikun më kurioz reth ngjarjeve që pasojnë.
Autor: Pjer de Marivo
Regjia: Nehat Memeti
Ass. Regjie: Ibër Deari
Luajnë:
Sara Bajrami
Faton Ibrahimi
Ahmeti Kujtime
Mendim Murtezi
Musa Isufi
Mirsad Abazi
Skenograf: Ardian Kadriu
Kostumografia: Medina Hoxha
Muzika: Alisan Mehmedi
Organizator: Jakupi Jakup, Fidan Alili
Inspicient: Gjilsime Ajdini Aziri
Mjeshtër i dritave: Sefedin Sefo Murseli
Mjeshtër zërimi: Asllan Fazliu