Prej nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal në RMV

    Ministria e Shëndetësisë informon se nga nesër (e mërkurë, 19.10) fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë në Qendrat e Shëndetit Publik në të gjithë vendin dhe njësitë e tyre rajonale nëpër qytete.

    Qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacij.mk, ndërsa më tani janë regjistruar mbi 27 mijë qytetarë.

    “Gjatë ditës së djeshme nëpërmjet ‘Termini im’ janë dërguar mbi 12,000 ftesa SMS, duke informuar për terminin dhe pikën e vaksinimit. Kujtojmë se vaksinimi falas kundër gripit sezonal është fakultativ, i destinuar për të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç”.

    “Ministria u dërgoi letër edhe mjekëve të familjes që t’i ndihmojnë qytetarët e interesuar për t’u regjistruar në sistemin e vaksinimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    Propozimi francez për vizat “mund të ndryshojë”

    Lajmi i rradhës

    “RMV ka mbështetjen që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e plotë e BE-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë