Prej sot letërnjoftimet mund të merren në stacionet policore

    SPB Tetovë / Fotografia: Nistori

    Shërbimi postar i policisë ka përfunduar. Duke filluar nga sot, mos prisni që një polic t’ju trokasë në derë dhe të sjellë kartën tuaj të identitetit në adresën e shtëpisë tuaj. Dokumentin duhet ta merrni vetë në pikat më të afërta të stacioneve policore sipas adresave ku jeni të regjistruar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se mënyra e re e dorëzimit pritet të ketë rezultate pozitive dhe do të reduktojë turmat dhe ankthin tek qytetarët. Kjo vlen vetëm për kartat e identitetit. Pasaportat dhe patentat e shoferit do të merren në pikat ku qytetarët bënë fotografimin. Por në pikat që ne vizituam kishte edhe revoltë e pritje.

    “Qytetarët e Shkupit prej sot do të kenë më afër shtëpisë për të tërhequr letërnjoftimet e tyre nëpër stacionet policore, pasi që Ministria e Brendshme këtë e bëri të mundur për të evituar pritjet e gjata në pikat kryesore të marrjes së dokumenteve”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

    Ndërkohë ankohen se pritet shumë për termin edhe pas një procedure të shpejtë. Thonë se termin i rregullt është caktuar vetëm për muajin gusht, ndërsa pas procedurës urgjente në korrik. Formularët në dispozicion janë të mjaftueshëm deri në fillim të majit, por pritet që së shpejti të vijnë edhe ekzemplarë të rinj për të vazhduar dinamikën e dhënies së pasaportave.

    “Erdha këtu ta kërkoj asgjë nuk ka gati, pyeta se ku të kërkoj tjetër? Më tanë të vij pas dy jave, por ta dijë se në cilin stacion policorë. Për fat të keq u bë kallaballëk më i madh se sa rend. Duhet t’i eci gjitha pikat për fat të keq, gjitha sportelet”, tha një qytetare.

    “Nuk e kam gati se më thonë se akoma nuk kanë kaluar 45 ditë. Edhe sa duhet të presësh? Po duhet së paku 1-2 javë”, u shpreh një tjetër qytetar.

    “Nga 4 Janari po pres të marr dokumentet me emrin e ri, erdha në pikën e tërheqjes pikërisht afër adresës time. Dokumentet tjera isha i mora para 3 ditësh”, theksoi një qytetare.

    Deri më tani, me emrin e ri të shtetit janë dhënë 1,4 milion pasaporta, 1,2 milion letërnjoftime dhe 600 mijë patentë të shoferëve. Sipas informacioneve të fundit zyrtare të Ministrisë së Brendshme, është e nevojshme të lëshohen edhe një milion pasaporta. 

    Lajmi Paraprak

    Drunjtë e prerë në lumin Shkumbin rrezikojnë qytetarët në Tetovë nga përmbytjet

    Lajmi i rradhës

    BFI me njoftim të rëndësishëm për zekatin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë