Prej sot, marketet kanë obligim t’i publikojnë të gjitha çmimet në faqet e tyre të internetit dhe t’i përditësojnë rregullisht. Masa është vendosur me qëllim të parandalimit të ndryshimeve të çmimeve nga ana e tregtarëve. Qytetarët kanë mundësi të denoncojnë në Inspektoratin shtetëror të tregut nëse çmimet e internetit janë të ndryshme nga ato në market.
“Çmimet nga raftet, tani edhe në internet. Nga sot, tregtarët janë të obliguar t’i publikojnë publikisht çmimet e produkteve në faqet e tyre”, raporton Angel Dimovski, gazetar.
Të gjithë tregtarët që kanë më shumë se 10 të punësuar, gjegjësisht marketet, barnatoret, sallonet e mobilieve dhe dyqanet e pajisjeve të bardha janë të detyruara t’i publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit çdo ditë dhe t’i përditësojnë nëse ndryshojnë. Të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë ligj do të përballen me gjoba nga 500 deri në 1000 euro.
Me këtë masë mundësohet transparencë më e madhe dhe krahasim më i lehtë i çmimeve në markete.
Kështu duket çmimorja që nga sot mund ta shohim në faqet e internetit të marketeve. Produktet janë të ndara në kategori – nga ato të nevojshme, ushqimore, deri tek produktet për higjienë. Çmimi i saktë shfaqet për çdo produkt, dhe për disa që kanë oferta, tregohet deri kur është oferta.
Të gjithë qytetarët që do të zbulojnë shkelje, pra një çmimi të jetë në faqen e internetit dhe tjetër çmim në market, do të kenë mundësinë t’i raportojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Masat zbatohen në Izrael, Itali, Francë dhe Kroaci, me qëllim uljen dhe stabilizimin e çmimeve. /Alsat/