“Presidenti duhet të jetë busulla e orientimit gjeostrategjik”

    *Foto arkiv

    Kandidati i BDI-së për president Bujar Osmani tha se anëtarësimi i vendit në BE deri në vitin 2030 është një nga 10 premtimet e programit të tij. Ai tha se presidenti duhet të jetë busull i orientimit gjeostrategjik, ind lidhës i narrativeve etnike dhe kreator i konsensusit shtetëror.

    “Qëllimi im është që, gjëja e parë si president, të arrij konsensus nacional. Si Ministër i punëve të jashtme, kam bërë thirrje që të arrihet konsensus mbipartiak në lidhje me Bashkimin Evropian. Ne duhet të ndjekim shembullin e vendeve që ia dolën në këtë. Fatkeqësisht, ne vuajmë nga kriza të përhershme politike dhe nga pamundësia për të arritur konsensus për çështjet kryesore”, deklaroi Bujar Osmani – kandidat për president.

    Lajmi Paraprak

    “Fillimisht ndryshimet kushtetuese, pastaj Qeveria”

    Lajmi i rradhës

    Shërbimet e Ministrisë së Kulturës kundër Ministrisë së Kulturës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë