Presidenti Meta firmos protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

    Presidenti i Republikës,Ilir Meta, ka dekretuar sot  protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

    Kreu i Shtetit njofton se ka dekretuar Ligjet për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë.

    Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO. Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë, thuhet në njoftimin e Presidentit.

    Në fillim të këtij muaji, 30 aleatët e NATO-s nënshkruan një protokoll pranimi për Finlandën dhe Suedinë sot për t’i lejuar ata të bashkohen me aleancën e armatosur bërthamore sapo parlamentet aleate të ratifikojnë vendimin.

    Edhe pse për dekada me radhë Finlanda e Suedia kishin zgjedhur një politikë neutraliteti, agresioni rus e bindi opinionin publik atje të ndryshonte mendim. Për çdo, anëtarësimi për to nuk është ende fakt i kryer. Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan deklaroi se Finlanda dhe Suedia duhet së pari të mbajnë premtimet e bëra Ankarasë, në të kundërt ratifikimi për pranimin e tyre nuk do t’i dërgohet parlamentit turk. Secili shtet i aleancës ka sfida dhe procedura të ndryshme legjislative që duhet të kalojë dhe mund të duhen edhe disa muaj të tjerë që zyrtarisht këto dy shtete të bëhen anëtare të NATO-s. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    ShBA jep rreth 368 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    Serbia “pushton” përsëri tregun e Kosovës me mallra, ia kalon Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë