Tre të ndaluarit e protestës së djeshme në Tetovë, presin sot masën nga gjykata

    Tre personat e ndaluar ditë më parë në protestën që u mbajt nga familjarë e 14 viktimave, por edhe nga qytetarët e Tetovës, vazhdojnë të mbeten edhe më tej në ambientet e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.

    Sipas informatave nga SPB – Tetovë, ata pas marrjes në pyetje nga policia dhe dokumentimi i rastit, sot pritet të nxirren para gjykatësit hetues, i cili do të vendos për masën e mëtutjeshme, që mund të jetë ajo e paraburgimit apo  mbrojtja e tyre në liri.Në mesin e tre të ndaluarve është edhe organizatori i protestës, Blerim Ahmedi, i cili akuzohet për shkelje të nenit 384 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, që ka të bëj me organizimin dhe mbajtjen e protestave të dhunshme ku rrezikon dënim me burg deri në tre vite. Personi i dytë i ndaluar ditë më parë është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar një efektiv të policisë dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës. Ndërsa personi i tretë i ndaluar është po ashtu një protestues, i cili gjatë protestës ka bërë shkelje duke penguar efektivët e policisë në kryerje të detyrës së tyre zyrtare.

    Në protestën e djeshme, gjatë përleshjes me policinë janë lënduar katër efektiv të policisë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

    Lajmi Paraprak

    Deri më tani janë regjistruar afërsisht 900 mijë persona në RMV

    Lajmi i rradhës

    Përfundon afati për listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë