Prioritete kryesore të KOP26: Kufizim i temperaturës dhe ulje e emisioneve të dioksid karbonit

    Ditët në vijim të Konferencës së KB-së për ndryshime klimatike KOP26, që po mbahet në Gllazgou, do të debatohet për projekt-marrëveshjen me të cilën u bëhet thirrje vendeve t’i përforcojnë planet e veta nacionale klimatike deri më fund të vitit 2022.

    Në projektin e parë të “vendimit për KOP26” nga shtetet kërkohet “t’i shqyrtojnë dhe përforcojnë qëllimet për vitin 2030 më kontributet e tyre të konfirmuara nacionale, sa nevojitet për t’u harmonizuar me qëllimin e temperaturës nga Marrëveshja e Parisit deri në fund të vitit 2022”.

    Vendet më të varfra, më të ndjeshme klimatike, kërkuan që ngrohja të kufizohet në 1,5 gradë Celsius, sepse rritja e temperaturës, theksojnë shkencëtarët, është shumë afër katastrofës.

    Presioni për revizione më të rregullta të planeve klimatike konsiderohet i domosdoshëm, sepse premtimet aktuale të vendeve deri në vitin 2030 do të shkaktojnë ngrohje prej 2,4 gradë Celsius.

    Projekti, i publikuar nga KB-ja, gjithashtu u bën thirrje vendeve ta “përshpejtojnë gradualisht heqjen e subvencioneve për thëngjill dhe derivate fosile”, siç kërkuan mbështetësit e ndryshimeve klimatike, ndërsa vendet e zhvilluara janë “ftuar” në rritje urgjente të mjeteve financiare për mbështetje të vendeve në zhvillim t’u përgjigjen nevojave të veta për adaptim të ndikimeve nga ndryshimet klimatike.

    Me qëllim që të ulen emisionet e dioksid karbonit Koalicioni prej 19 shteteve sot arritën marrëveshje për krijim të rutave të gjelbra me anije mes porteve me qëllim që ta përshpejtojnë dekarbonizimin e industrisë detare.

    Transporti detar, i cili përbën rreth 90 për qind të tregtisë botërore, është përgjegjës për pothuajse tre për qind të emisioneve të dioksid karbonit në botë.

    Agjencia ndërkombëtare detare e Kombeve të Bashkuara (IMO) dëshiron t’i ulë emisionet e përgjithshme të gazrave të dëmshme që shkaktojnë efekt të kopshtit të qelqtë nga anijet për  50 për qind deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 2008. Qëllimi nuk është në pajtim me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, kështu që sektori është nën presion të jetë më ambicioz.

    Nënshkruesit e të ashtuquajturës “Deklarata Kllajdbank”, e miratuar në Samitin për ndryshime klimatike KOP26 në Gllazgou, u dakorduan të vendosin së paku gjashtë korridore të gjelbra deri në vitin 2025. Prandaj, do të jetë e domosdoshme të krijohen rezerva të derivateve që nuk lëshojnë gazra me efekt të kopshtit të qelqtë, infrastrukturë e nevojshme për dekarbonizim dhe kornizë rregullatore.

    “Qëllimi ynë është deri në vitin 2030 të shohim akoma korridore”, ceket në Deklaratën që e nënshkruan Australia, Belgjika, Kanadaja, Kili, Kostarika, Danimarka, Fixhi, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Japonia, Ishujt Marshal, Maroko, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

    Në Konferencën e KB-së për klimën në Gllazgou Kina dhe SHBA-ja premtuan se do ta intensifikojnë bashkëpunimin për kufizim të ndryshimeve klimatike.

    Përfaqësuesi kinez për klimën, Sie Zhenhua deklaroi se Kina dhe SHBA-ja, dy emetuesit më të mëdhenj të dioksidit, do t’i kumtojnë qëllimet e veta në deklaratë të përbashkët të bazuar në udhëzimet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

    “Të dyja palët pranojnë se ekziston hendek mes përpjekjeve të tanishme dhe Marrëveshjes së Parisit. Kështu së bashku do ta përforcojmë aksionin dhe bashkëpunimin për klimën, njëkohësisht duke i repsektuar situatat tona individuale nacionale”, theksoi Sie.

    Lajmi Paraprak

    Skender Rexhepi: Njerëzit që tradhtojnë njëherë, tradhtojnë gjithmonë

    Lajmi i rradhës

    Mehaj: Rusia kërkon destabilizimin e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë