“Prioritetet do të jetë lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike dhe pavarësia energjetike e shtetit”

    Një nga prioritetet tona do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit, rritje më e lartë ekonomike dhe alternativa për pavarësinë energjetike të shtetit, thotë kryetari i Kumanovës.

    Lëvizja qytetare që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ofrojë politika të reja realiste me potencial të ri, kuadro në nivel shtetëror në të gjitha qytetet dhe komunat, thotë kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski në një deklaratë për të përjavshmen “Fokus”.

    “Do të ketë vend për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në realizimin e tyre, por në radhë të parë njerëz nga teoria dhe praktika, pa përvojë të mëparshme në veprim politik dhe shoqëror. Një nga prioritetet tona do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit, rritja më e lartë ekonomike dhe alternativat për pavarësinë energjetike të shtetit”, thotë Dimitrievski.

    Ai tregon se i gjithë koncepti do të ndjek shembullin e iniciativës qytetare “Për Kumanovën tonë”. Siç sqaron ai, fillimisht do ta shumëfishojnë edhe në qytete të tjera të vendit, e më pas do të jenë nismëtarët e formimit të lëvizjes.

    Pasi nuk e mori mbështetjen e LSDM-së për mandatin e dytë për kryetar komune, Dimitrievski mori pjesë në zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoi si kandidat i pavarur, ndërsa paralajmëron pjesëmarrjen edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti i kthen pergjigje Izet Mexhitit: BDI mund të funksionojë edhe pa ju

    Lajmi i rradhës

    Tre mitet e gabuara mbi krizën globale të energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë