Pritet të lehtësohen masat kufizuese Covid-19 në RMV

    Fotografia: Nistori

    Ulet piku nga vala e katërt, gjendja epidemiologjike po shënon përmirësim të vogël, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

    Ministri Sali dhe zëvendësministri Vlladimir Rendevski i vizituan ekipet shëndetësore të pikës për skrining serologjik në Manastir, ndërkaq realizuan edhe takime me qytetarë.

    Siç tha Sali, skriningu serologjik do të mundësojë pasqyrë të qartë për gjendjen e përgjithshme të popullatës, ndërkaq nga ajo do të varet edhe sjellja e rekomandimeve dhe masave të reja.

    Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë janë paraparë rreth 3.000 analiza prej të cilave 1.000 do të jenë në Skup.

    Lajmi Paraprak

    140 mijë objekte pa leje janë në pritje të legalizimit

    Lajmi i rradhës

    “Do të padisim Qeverinë e Maqedonisë së Veriut” – flet avokati italian i familjarit që humbi babain dhe të vëllain në tragjedinë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë