Pritje të gjata për kontroll në repartin e Hematologjisë

    Vazhdojnë pritjet pranë Repartit të Hematologjisë në Shkup, për të dytën ditë me radhë të inspektimit të televizionit ALSAT. Pacientët ankohen se pas pritjes disa mujore për termin e tyre, u duhet gjithashtu të humbin orë të tëra pranë kësaj klinike për një pasqyrë gjaku apo ekzaminime të tjera mjekësore në këtë Klinikë.

    Disa thonë se marrja e shërbimeve përmes lidhjeve, dhe duke hyrë pa rend, ka bërë që të krijohen radhë të pritjes edhe për pacientët, të cilët kanë fatin të gjejnë ndonjë termin të lirë herë pas here.

    “Tani po presim dy orë… kemi ardhur që nga ora 11:00 dhe ende presim. A keni ftohtë? Po si jo, edhe kam të ftohtë edhe jam bezdisur por kemi patjetër të presim”, paciente.

    “Në mëngjes kam ardhur 9.30 tani është ora 12.30… Nuk është në rregull, por ka shumë njerëz dhe deri sa të bëhen rezultatet, pastaj na thirrin. A ka njerëz që hyjnë pa pritur rend? Po ka, nëse e njohin doktorin, ata hyjnë të parët, sigurisht”, paciente.

    “Ishim në kontroll që nga mëngjesi… na morën analizat për pasqyrën e gjakut dhe tani presim rezultatet, na thanë pas orës 1, nuk kemi ku të shkojmë”, paciente

    Nga drejtoria e Klinikës së Hematologjisë pranojnë se pandemia ka sjell deri të riorganizimi i termineve të pacientëve por dhe të orareve të mjekëve. Drejtori organizativ Flutim Kadriu përmes një përgjigjeje me shkrim sqaroi se përse pacientët që caktojnë termin tek një specialist i caktuar, përfundojnë për vizita te një tjetër specialist.

    “Kjo është për shkak të pandemisë me Covid-19 , ka raste kur doktorë tek te cilët është hapur termi paraprakisht, pastaj, ka dalë pozitiv me Covid (dhe ka shkuar ne izolim) dhe është normale që terminet e tij t’i zëvendësojë ndonjë prej kolegëve të tij… në mënyrë që pacientet me termine të mos kthehen të pakontrolluar”, thonë nga Drejtoria e Klinikës së Hematologjisë

    Edhe nga Ministria e Shëndetësisë pranojnë se sistemi “Termini im” është i mbushur plot me terminë të caktuara, ndaj lëshimi i udhëzimeve me prioritet rrit kërkesat e shërbimeve mjekësore duke krijuar turma para thuajse të gjitha klinikave në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. 

    Lajmi Paraprak

    Administratorët në RMV kërkojnë rritjen e pagave

    Lajmi i rradhës

    MPJ bën thirrje që qytetarët e RMV-së t’i shmangin udhëtimet në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë