Problemi me guroren në Llabunisht, banorët: E mbyllin vetëm kur vijnë zgjedhjet

    Banorët e Llabunishtit të Strugës thonë se serish janë dëshmitarë të përditshëm të makinerive ndërtimore, shpërthimeve të forta dhe minimeve. Dy vjet e gjysmë më parë me vendim të Qeverisë u mbyllën të gjitha guroret në Llabunishtë, por më pas filluan sërish me punë.

    “Por me siguri ajo ishte mbyllje vetëm për zgjedhje lokale dhe parlamentare”. Ne si shoqëri dhe si popullatë këtë nuk do ta lëmë me kaq dhe do të aktivizohemi sërish. Institucionet tona nuk dëgjojnë aspak për këtë çështje dhe e kanë lënë në harresë këtë popullatë sikur nuk ekziston në këtë botë. Interesat e biznesit janë shumë më të rëndësishme dhe më të mëdha se interesat e vetë vendbanimit që ka 9000 banorë”, deklaroi Alim Saloski-kryetar i NATURA LAB-Llabunishtë.

    Këtyre ditëve banorët kanë dorëzuar parashtresa në Ministrinë e Mjedisit dhe Ekonomisë, si dhe në Qeveri, duke kërkuar prishjen e njëanshme të të gjitha kontratave për nxjerrjen e gurëve për shkak të ndotjes së mjedisit, tokës bujqësore dhe përkeqësimit të shëndetit të qytetarëve. Ndërkohë, sëmundjet e traktit të frymëmarrjes në këtë rajon po marrin hov, ndërsa në rritje është edhe numri i të sëmurëve nga sëmundjet malinje.

    “Në periudhën 2019-2022, nga data 01.11.2022, në Qendrën Shëndetësore të Vevçanit – Ambulanca e Llabunishtit janë gjithsej 1875 pacientë me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes”, njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit -Vevçan.

    Banorët e fshatit ndihen të mashtruar nga autoritetet.

    “Ka pasur marrëveshje për takim me kryetarin e Strugës dhe ministrin e Ekonomisë, të cilët premtuan shumë. Por takimi i tillë nuk ndodhi sepse ai e di se deri në çfarë mase kanë shkuar punët”, tha Alim Saloski-kryetar i NATURA LAB-Llabunishtë.

    Nga Ministria e Ekonomisë për Alsat që në shtator thanë se për koncesionet e hequra, Gjykata Administrative ka marrë vendime që anulojnë vendimet e Qeverisë për prishjen e kontratave.

    Lajmi Paraprak

    Problemi me transportuesit privat: Me Arsovskën nuk ka shpresa, ajo është “njerka e qytetit”

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Është pothuajse e pamundur të detektohet se nga vijnë njoftimet për bomba në shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë