Procedura disiplinore ndaj 15 përmbaruesve në 2024, ndërkohë fituan mbi 160 milionë euro

    Gjithsej 137 ankesa nga palët u paraqitën vitin e kaluar në Odën e tyre, tregon raporti i tyre për punën në vititn 2024. Një pjesë e tyre u refuzuan dhe disa iu dorëzuan përmbaruesit të caktuar në mënyrë që të dëgjohej ana e tij. Ndaj 15 përmbaruesve u inicua procedurë disiplinore, një përmbarues u gjobit, ndërsa një u pezullua përkohësisht nga detyra. Asnjë përmbaruesit nuk iu hoq licenca përgjithmonë vitin e kaluar. Përndryshe, në vitin 2024, përmbaruesit mblodhën mbi 160 milionë euro dhe përqindja e realizimit të ekzekutimit arriti në 44.15 përqind.

    “Vitin e kaluar, u morën gjithsej 167,112 kërkesa për ekzekutim, nga të cilat 73,795 raste u përfunduan me sukses. Deri në 50 përqind e rasteve kanë të bëjnë me borxhe të shërbimeve. Me heqjen e afatit të vjetërsimit nga Gjykata Kushtetuese, numri i kërkesave për përmbarim u rrit me 10.000, gjë që rriti produktivitetin e përmbaruesve”, thuhet në Raport.

    Të dhënat mbi punën e përmbaruesve tregojnë shpejtësinë më të madhe të Gjykatave Themelore të Ohrit, Strugës dhe Dibrës, ku u realizuan deri në 55.6 përqind të kërkesave për përmbarim. Nga ana tjetër, zona e Gjykatave Themelore të Koçanit, Berovës, Vinicës dhe Delçevës kishte përqindjen më të ulët të realizimit të kërkesave të pranuara për përmbarim në vitin 2024, përkatësisht 29.3 përqind.

    “Sipas strukturës së kreditorëve, përmbaruesit kanë mbledhur një shumë totale prej mbi 2 milionë eurosh në favor të shtetit. Në të njëjtën kohë, në të njëjtën periudhë, në ekonomi u kthyen gjithsej mbi 127 milionë euro. 33.3 milionë euro u realizuan në favor të kreditorëve individualë. Sipas strukturës së debitorëve, në vitin 2024, përmbaruesit kanë mbledhur më shumë para nga kompanitë, pastaj nga individët dhe së fundmi nga Republika e Maqedonisë”, nënvizon Raporti. Sipas Vesna Delovskës, kryetares së Odës së Përmbaruesve, kostot e ekzekutimit janë të arsyeshme dhe përfshijnë kosto të ndryshme shtesë.

    Në mesin e vitit 2023, u bënë ndryshime në Ligjin e Përmbarimit, sipas të cilave në momentin që shuma e interesit arrin borxhin kryesor (kredinë), llogaritja ndalet, gjegjësisht shuma e interesit nuk mund të tejkalojë borxhin kryesor. Kjo zgjidhje e re mbulonte edhe procedurat e ekzekutimit që ishin në zhvillim e sipër. Deputetët e VMRO-DPMNE dhe Levica nuk votuan për ndryshimet në atë kohë.

    Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka hequr afatin e vjetërsimit si mjet për mospagimin e borxheve, dhe është pikërisht afati i vjetërsimit që duhej të mbronte qytetarët nga abuzimet me “ruajtjen” e lëndëve për të cilat më pas llogaritet interes i madh.

    Tani, aktivistët civilë po njoftojnë një iniciativë për ndryshime të reja ligjore që duhet të synojnë avokatët dhe noterët si “lidhje” në procedurën e mbledhjes së detyruar. Çdo ndryshim i ri ligjor do të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë.

    Numri i përmbaruesve në vend është i qëndrueshëm dhe vitin e kaluar kishte 93, pra 4 më pak se në vitin 2018, kur kishte 97 përmbarues në vend.

    Lajmi Paraprak

    Shëndeti mendor, alarm i radhës nga OBSh

    Lajmi i rradhës

    LSDM: VMRO DPMNE e poshtëroi vendin ekonomikisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë