Rritet numri i pacientëve me kancer në RMV

    Foto ilustruese

    Për dallim prej para tre viteve kur numri i pacientëve me kancer dhe me sëmundje të tjera të rënda ishte rreth 3900 raste, sivjet ky numër është shtuar në diku 5500 pacientë.

    Periudha e Kovid- 19 do të mbahet mend shumë gjatë në historinë botërore të shëndetësisë. Maqedonia e Veriut përgjatë periudhës së fluksit të virusit korona, trefishoi kapacitetin e stafit shëndetësor përfshirë specialist, mjekë dhe infermierë për tu dalë në ndihmë pacientëve të cilët ishin të prekur nga virusi. Megjithatë, shumë aktivistë akuzuan Ministrinë e Shëndetësisë se gjatë dy viteve të fundit fokusi dhe i gjithë kapaciteti energjik iu dha pandemisë, ndërsa pacientët me sëmundje të tjera u lanë pas dore.

    Prej këtyre sëmundjeve, më i shpeshti në numër është sëmundja me kancerin, ku sipas autoriteteve shëndetësore në vend, shumë herë më keq e kanë përjetuar pacientët e diagnostifikuar me kancer, ku nga viti i mëparshëm numri i tyre është rritur për 30 për qind. Për dallim prej para tre viteve që numri i pacientëve me kancer dhe me sëmundje të tjera të rënda ishte për rreth 3900 raste, tani më sivjet ky numër është shtuar në diku 5500 pacientë.

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, informon se secili pacientë ka përkushtimin dhe kujdesin maksimal nga stafi i mjekëve. Ai kohë më parë tha se në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë është vendosur makinë e re radioterapie (përshpejtues linear) e cila do të funksionojë për pacientët me sëmundje malinje.

    Makina e re është siguruar me mjete nga Ministria e Shëndetësisë, përmes furnizimit publik në vlerë prej 108 milionë denarësh. Në Onkologji, 80 për qind e të prekurve janë mbi 60 vjeç. Përqindja e vogël e tyre përbëjnë moshën 40-50, ndërsa të moshës më të re tretmanin e tyre e bëjnë tek Klinika e hematologjisë dhe të tjera klinika, ndërkaq këtu vijnë vetëm për rrezatim kimioterapie, pohon Nikolla Vasev, drejtor i Klinikës së Onkologjisë. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimet në Kushtetutë”

    Lajmi i rradhës

    Propozimi francez sot para deputetëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë