Procedurën e legalizimit për “Kodrën e Diellit” e pret Këshilli i ri komunal

    Ndërtime pa leje në Kodrën e Diellit / Fotografia: SDK

    Edhe pse nuk ka shifra të sakta se sa objekte në Kodrën e Diellit janë pa legalizuar, megjithatë për të njëjtat duhet të vendos këshilli i komunës së Tetovës. Pasi që, aktualisht komuna e Tetovës nuk ka këshill komunal, pritet që pas konstituimit të këshillit të ri të merret me objektet e ndërtuara pa leje në Kodrën e Diellit. Kështu, thotë kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai, thotë se procedura e legalizimit për Kodrën e Diellit do të shkojë në këshillin komunal.

    “Të gjitha lëndët që janë për legalizim në Kodrën e Diellit do të shkojnë në këshillin komunal, sepse ashtu e kërkon procedura. Deklaratat që hapësirat të cilët i shfrytëzojnë më shumë se 20 vite që është kërkesë ligjore, aty nuk mund të identifikohet sepse është një parcelë, pra gjithë Kodra e Diellit është një parcelë dhe ne nuk mund si komision apo si komunë të konstatojmë se personi i cili kërkon legalizim për një parcelë të caktuar, në cilën pjesë të asaj parcele si tërësi është, prandaj do duhet këshilli komunal, të vendos për legalizimin e uikend shtëpizave në Kodrën e Diellit”, tha Kasami.

    Përflitet se numri ka kaluar mbi 1200 uikend shtëpiza në këtë pikë turistike, kurse diku 300 kërkesa janë dërguar për legalizim. Bëhet fjalë për objekte të cilët janë ndërtuar me shpejtësi nga pronarët të cilët kishin blerë parcelë shumë vite më herët por nuk kishin ndërtuar, ndërsa me fillimin e procesit të shpalljes së Malit Sharr për Park kombëtar, këta pronarë ndërtuan objekte por pa dokumente te nevojshme.

    Këta pronarë tashmë sipas informacioneve shfrytëzuan procesin e legalizimit për të bërë legal objektet e tyre të ndërtuara pa asnjë leje. Kryesisht, numri i objekteve pa leje ndërtimi në këtë qendër është rritur nga viti 2008 e këndej.

    Sipas kryetarit Kasami, në Tetovë janë 97 objekte që nuk i plotësojnë kushtet për legalizim, dhe për ata objekte është mbyllur procesi, kurse më pas u është dhënë vendimi dhe vazhdon procedura e eliminimit të atyre objekteve. Do t`ju kërkohet investitorëve vet që t`I largojnë dhe nëse nuk I largojnë vazhdon procedura konform ligjit, sqaroi Kasami. Ai tha se procesi i legalizimit në Tetovë është keqpërdorur nga ana e administratës së kaluar, pasi që lëndët nuk janë zgjidhur për tetë vite, ndërsa administrate e re i ka zgjidhur për tetë muaj.

    Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit dhe Urbanizmit në Maqedoninë e Veriut, vite më parë ka kryer tre kontrolle të jashtëzakonshme në territorin e komunës së Tetovës ku ka konstatuar dy parregullsi por pa precizuar se ku janë bërë këta kontrolle. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    “Në Kuvend shpesh dominojnë interesat partiake dhe anashkalohen çështje të rëndësishme të vendit”

    Lajmi i rradhës

    Në “Tabanoc” pritet 40 minuta, në “Bogorodicë” gjysmë ore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë