Profesorët e shkollës “Llazar Liçenoski” kërkojnë shkarkimin e drejtorit

    Profesorë të caktuar të shkollës së mesme të artit “Llazar Liçenoski” në Shkup kanë protestuar sërish para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës drejtor, Filip Fidanovski. Sipas protestuesve, drejtori në mënyrë të jashtëligjshme ka rritur pagën e tij nga 33 mijë në 42 mijë denarë duke manipuluar me numrin e paraleleve në shkollë. Gjithashtu, profesorët protestues akuzojnë drejtorin për mobing në punë.
    Ushtruesi i detyrës drejtor, Filip Fidanovski tha për Alsat se nuk mban asnjë nga akuzat e drejtuara ndaj tij duke shtuar se puna e tij realizohet sipas të gjitha procedurave ligjore.

    “Rritja e pagës është vetëm një nga shkeljet që ka bërë. Në historinë e deritanishme të shollës kemi pasur 8 paralele, me mbi 30 nxënës dhe të njejtit i ndajmë në grupe me nga 12 nxënës. Kjo është keqpërdorur për të treguar numër më të madh të paraleleve dhe të rritet rroga e drejtorit. Nëse do të ishte ligjore, këtë do ta kishin bërë shumë drejtor të mëparshëm”, tha Icko Petreski, mësimdhënës.

    “Ai para disa ditësh ka emëruar zv drejtor. Shkolla, sipas rregullores së ministrisë nuk mund të ketë zëvendës drejtor sepse është e vogël, sipas strukturës, numrit të punësuarve dhe numrit të nxënësve. Qartë janë të shprehura kufijtë prej dhe deri sa mundet që të ketë zëvendës drejtor”, u shpreh Dimitar Filipovski, profesor./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshilla praktike për rigjenerimin e shëndetshëm të lëkurës

    Lajmi i rradhës

    Kek me lëvore limoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë