Profesorët kërkojnë paga më të larta

    Sindikata e Universitetit Shën Kirili e Metodi realizoi takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrat e Arsimit dhe Financave, Jeton Shaqiri dhe Fatmir Besimi lidhur me kërkesën e profesorëve për rritje graduale të pagave.

    Pas një ore ata u larguan nga Qeveria me premtimin për të nënshkruar një marrëveshje të re kolektive dhe rritje të pagave nga viti i ardhshëm.

    Sindikata e Universitetit të Shkupit kërkon tejkalimin e gjendjes së rëndë materiale të punëtorëve të USHKM-së, që sipas tyre kanë pagat më të ulëta në rajon, duke siguruar jetë dinjitoze për kuadrin mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës.

    Kërkesat e Sindikatës janë nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive dhe rritja graduale e pagave, me 25 për qind në vit, për të arritur një rritje 100 për qind pas katër vitesh.

    “Takimi ishte konstruktiv. Kemi paraqitur kërkesat tona legjitime, argumentet. Ata vunë në dukje situatën shumë të vështirë ekonomike dhe financiare. Në fund ata konkluduan se ka vullnet politik nga ana e tyre për plotësimin e kërkesave të Sindikatës. Megjithatë, ata kërkuan pak kohë për të bërë kalkulime shtesë, sepse në periudhën e ardhshme është miratimi i buxhetit për vitin e ri. Kështu që në një të ardhme të afërt të kemi sërish një takim në të cilin do të jemi të ftuar dhe presim që më në fund kërkesat tona të marrin përgjigje pozitive. Sepse nëse një shtet nuk investon në arsimin e lartë, në shkencë, atëherë ai shtet nuk ka të ardhme”, tha Risto Angellov, USHKM./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës

    Lajmi i rradhës

    Konfirmon Agjencia për Punësim: Deklarata e Bytyqit e pasaktë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë