Prokurori publik do të vendosë për procedurën e mëtejshme në rastin e nipit të Ali Ahmetit

    Drin Ahmeti është arrestuar mbrëmjen e pardjeshme në qendër të Shkupit, pasi policët ia kanë ndaluar veturën dhe në të kanë gjetur mjete piroteknike. Prokurori publik është njoftuar për arrestimin e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit, i cili disa muaj më parë u bë pronar i qendrës së biznesit “Soravia”. Ai do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës, shkruan 360 Gradë.

    Drin Ahmeti është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkupit, pasi policët ia kanë ndaluar veturën dhe në të kanë gjetur mjete piroteknike.

    “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Në varësi të fakteve që do të konstatohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendosë për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Drin Ahmeti, nipi i udhëheqësit të BDI-së Ali Ahmeti, djali i vëllait të tij Fekri, para disa muajsh është bërë pronar i qendrës së biznesit “Soravia”.

    Prej vitit 2020 është pronar i kompanisë së zhvillimit të projekteve të ndërtimit “Tor Industries”. Ndryshe, Drin Ahmeti është bashkëpronar i kompanisë “Everest JD”, e cila ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukovic” në Zajas.

    Aktiviteti kryesor i “Everest JD”, i themeluar në vitin 2005, është “ndërtimi i objekteve të tjera të inxhinierisë civile”. Kjo kompani ka koncesion aktiv (deri në vitin 2026) për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – gur gëlqeror në lokalitetin Bukoviq, komuna e Zajasit.

    Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po ashtu informoi se më 9 qershor të këtij viti janë njoftuar për një përqendrim me të cilin kompania për prodhim, tregti dhe shërbime “Tor Industries” DOOEL Shkup dhe ajo shqiptare “PE-VLA-KU SHPK”, me adresë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të fitojë kontroll të përbashkët mbi Shoqërinë e Ndërtimit dhe Shërbimeve “Soravia Invest” SH.P.K dhe Shoqërinë e Ndërtimit dhe Shërbimeve “Soravia Management” LLC.

    Drin Ahmeti ka mohuar lidhjen e liderit të BDI-së me biznesin e tij këtë verë.

    Ai tha se Ali Ahmeti është motivimi i tij dhe ai e ndihmoi këtë vend, sepse Maqedonia e Veriut, pa të sot nuk do të ekzistonte.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Kosovës tashmë mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen

    Lajmi i rradhës

    Dura kampione e mundjes në RMV: sukseset e mia dua t’i motivojnë vajzat e tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë