Prokuroria e Islam Abazit kërkon nga partitë të mos bëjnë presion për rastin “Feniks”

    Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon nga partitë politike të ndalojnë me presionin politik ndaj organit të akuzës mbi hetimin për pastrim parash të koduar me ermin “Feniks”. Sipas kësaj prokurorie, partitë politike duhet të angazhohen për forcimin e kapaciteteve institucionale të organeve ligj zbatuese.

    “Partitë politike të ndalojnë që për qëllime politike të keqpërdorimin procedurën hetimore në rastin “Feniks”. I kujtojmë aktorët politik për porosinë e Departamentit Amerikan të Shtetit në drejtim të luftës pa kompromis ndaj korrupsionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

    Lidhur me afatet e procedurës para hetimore dhe shtrimin e dëshmive në akuza ndaj 22 personave fizikë dhe juridikë nga Maqedonia e Veriut dhe Italia, Prokuroria Publike arsyetoi sot mënyrën e ndërmarrjes së masave të kujdesit si pasojë rrezikun nga arratia e të dyshuarve.

    “Dëshmia relevante për këtë hetim ishte ekspertiza materiale-financiare e cila është pranuar më 1 qershor 2023. Prokurorit i është dorëzuar më 5 qershor, ndërsa më 12 qershor prokurori përkatës ka njoftuar Ministrinë e Brendshme për masat e nevojshme që duhet ndërmarrë. Më 29 qershor, prokurori është njoftuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në tentativë për të lëshuar shtetin. Për këtë arsye u desh ndërmarrja e masave ligjore”, thonë nga Prokuroria Publike.

    Në rastin “Feniks” dyshohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish kryetari i këshillit të Komunës Qendër, Vlladimir Zdravev dhe dy ish krerët e Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe Violeta Allarova. Ata dyshohen se për ndërtimin e 11 përmendoreve në kuadër të projektit “Shkupi 2014” kosto e të cilave ka arritur deri ne 58 milion euro, kanë përvetësuar të paktën 16 milion euro. Sipas prokurorisë, përmendoret janë porositur mesatarit 5.7 milion euro për copë, ndërsa në Itali janë punuar për 2.3 milion euro.

    Pastrimi i parave është bërë përmes ofshor kompanive nga Maqedonia edhe Italia. Gjykata ka caktuar masa kujdesi, paraburgim ndaj dy të dyshuarve ndërsa të tjerët janë obliguar me paraqitje dhe i janë konfiskuar dokumentet. Është dhënë edhe urdhër për ngrirje urgjente të pasurisë së tri kompanive. Në mesin e të dyshuarve ka edhe persona të punësuar në Komunën Qendër. Prokuroria ka konstatuar se në vendimet, programet dhe projektet e Qeverisë, “Shkupi 2014” nuk rezulton askund si projekt i përgjithshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sa orë duhet të flenë bebet e porsalindura?

    Lajmi i rradhës

    Sindikatat nuk lëshojnë pe nga kërkesa për rritjen e pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë