Prokuroria heton kallëzimet për pengesa të mundshme në procesin zgjedhor të sotëm në RMV

    Prokuroria Publike është duke hetuar njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Shkup për një informacion se 83 persona të dënuar më herët janë pajisur me armë për të penguar procesin zgjedhor të sotëm.

    Portali SDK bën të ditur se një person i një partie politike ka njoftuar ambasadën për armatosjen e të dënuarve për vepra të ndryshme kriminale për të penguar Zgjedhjet Lokale 2021, përcjell Nistori.

    Prokuroria njofton se “pas pranimit të njoftimit, nëpërmjet Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Shkup, janë duke u verifikuar pohimet e kallëzimit dhe janë duke u ndërmarrë masa operative për verifikimin e personave nëpërmjet bashkëbisedimit me kallëzuesin për të vërtetuar bazat e mundshme të dyshimit për kryerje të veprës penale ndjekja e të cilave ndërmerret sipas detyrës zyrtare”.

    Prokuroria është njoftuar gjithashtu se persona të panjohur me dy automjete kryejnë blerje të votave në Topanë dhe Shuto Orizare. Gjithashtu është vërtetuar identiteti i një personi i cili ka ngjitur material propagandues në vetura në Shkup, në vendvotimin në “Koço Racin”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: Ftoj qytetarët të dalin të votojnë në mënyrë masive (Video)

    Lajmi i rradhës

    20% e qytetarëve të RMV-së kanë votuar deri në orën 13:00

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë