Prokuroria kërkon të mos i hiqet paraburgimi babait të Vanjës

    Prokuroria kërkon që të mos i hiqet masa e paraburgimit babait të vajzës së vrarë, Vanja Gjorçevska, pasi ka dyshime serioze për pjesëmarrjen e tij në rrëmbim. Kështu ka deklaruar prokurorja Natalia Tasevska para gjykatësve supremë, të cilët vendosën për ankesën e Aleksandër Gjorçevskit, i cili kërkon që t’i hiqet paraburgimi ose të zëvendësohet me masa më të buta.

    “Jam ndarë në dy botë, njëri fëmijë është këtu, tjetrin ma morën. Nuk më intereson se ku e marr epilogun. Më duhet vetëm të pres lirimin, që të vendos vetë nëse do të vazhdoj në këtë botë apo me fëmijën tjetër”, tha Aleksandar Gjorçevski – i dyshuar.

    Avokati i tij Vlladimir Tufegxhiq theksoi se paraburgimi është i pabazuar, i paargumentuar kurse autoritetet shtetërore nuk mund të kryejnë hetim të vërtetë. Tufegxhiq pohoi se, në burg, Gjorcevskit i është bërë presion për të pranuar veprën dhe se babai i Vanjës nuk është njohur me të dyshuarit e tjerë në këtë rast.

    “Ai nuk e njeh asnjërin. Pyeteni prokurorin publik nga i ka informatat se e ka njohur ndonjërin”, u shpreh Vlladimir Tufegxhiq– avokat.

    Nga Prokuroria thonë se janë duke u shqyrtuar bisedat telefonike. Prokurorët po kërkojnë ta mbajnë atë në paraburgim për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes dhe ndikimit të mundshëm te dëshmitarët. Gjykata e Lartë do të marrë vendim përfundimtar këto ditë nëse babai i Vanjës do të vazhdojë të jetë në paraburgim. Në ndërkohë, ekstradimi nga Turqia i të dyshuarit kryesor për veprën, Lupço Palevski- Pallço, është ende në proces, ndonëse ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në fillim të shkurtit kishte paralajmëruar se do të ndodhë për disa ditë. Një ditë më parë Stefan Dimovskit, i cili e kishte çuar Pallçon nga Beogradi në Turqi, i është hequr paraburgimi. Prokuroria sqaroi se nuk mund të kërkohet më paraburgim për veprën për të cilën ngarkohet. Të dyshuarit Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski mbeten në burgun hetues për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, në fund të nëntorit të vitit të kaluar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet në Beograd – Pa ndryshime të kushteve

    Lajmi i rradhës

    A do të lëshojë pe Kurti për dinarin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë