Prokuroria nis shqyrtimin e dokumenteve për spitalin modular në Tetovë

    Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të martën ka pranuar nga Byroja për Furnizime Publike dokumentacionin e Spitalit Modular në Tetovë, ndërsa dje pas orës 14 është pranuar dokumentacioni edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Kreu i këtij institucioni, Villma Ruskoska tha se sot prokuroria ka nisur shqyrtimin  e dokumenteve.

    “Mëngjesin e sotëm ka nisur rishikimi i dokumentacioneve dhe nuk kemi detaje konkrete”, tha Ruskoska.

    Prokurorja Ruskoska theksoi se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është kompetente vetëm në hetimin e procedurës së prokuro rimit.

    “Do të shihet nëse janë respektuar procedurat. Ky prokurorim është realizuar përmes ligjit të posaçëm që ka miratuar Qeveria. Vetëm kjo është kompetencë e jona, asgjë tjetër”, nënvizoi Ruskoska.

    Lajmi Paraprak

    Vëllimi i parë i “Frenkenstein” shitet në ankand për 1.17 milion dollarë

    Lajmi i rradhës

    Mariçiç: Nuk kemi biseduar për transferimin e grupit të Kumanovës në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë