Një familjeje katëranëtarëshe në RMV i duhen mbi 69 mijë denarë në muaj

    Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, vlera e shportës minimale sindikale është rritur për 4.355 denarë. Shporta minimale sindikale për shtatorin është 69.432 denarë, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte 68.675 denarë, vlera e shportës sindikale për shtatorin është rritur për 757 denarë, përcjell Nistori.

    Sipas llogaritjeve të LSM-së, një familjeje me katër anëtarë në shtator të vitit 2026 i nevojiten 25.259 denarë për ushqim dhe pije, që përbëjnë 36,4 për qind të vlerës së përgjithshme të shportës minimale sindikale. Nëse familja jeton në një apartament me qira prej 60 metrash katrorë, shporta për shtatorin arrin në 84.807 denarë.

    „Në shtator të vitit 2025, shporta minimale sindikale ishte 65.077 denarë. Vetëm për një vit, buxheti minimal mujor i nevojshëm është rritur për 4.355 denarë“, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV ankohen për mungesë barnash dhe çmime të larta

    Lajmi i rradhës

    Më shumë para pa tender: Qeveria e RMV propozon dyfishimin e pragut për prokurimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë