Prokuroritë në RMV përballen me mungesë prokurorësh

    Të gjitha prokuroritë në vend po përballen me mungesë prokurorësh. Rreth 60 vende prokurorësh janë të zbrazta, ndërsa deri në fund të vitit dhjetëra të tjerë do të dalin në pension dhe do të thellohet problemi. Kështu thotë kryeprokurorja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska në një intervistë për NovaTV. Ruskoska thotë se edhe në prokurorinë që ajo drejton ka shumë mungesa, ndërsa deri para pak kohësh kanë punuar me vetëm 10 prokurorë.

    VILLMA RUSKOSKA, PROKURORE
    “Kapacitetet tona në njerëz absolutisht nuk janë të mjaftueshme. Nuk jemi kompletuar me sistematizim, ndërsa opinioni duhet ta dijë se deri para pak kohe kemi qenë vetëm 10 prokurorë, ndërsa tani jemi 14 dhe kjo e përmirësoi pak gjendjen. Por fakti që ne nuk jemi të kompletuar nuk është faji i askujt pasi në nivel shteti ka mungesë prej 60 prokurorëve”.

    Prokurorja Vilma Ruskovska theksoi se gjatë viteve të kaluara nuk janë kthyer shumë para në buxhet dhe se po hasen vështirësi në këtë drejtim. Ajo sqaroi se përkohësisht është konfiskuar pronë në vlerë prej 32 milionë eurove ose 1 miliardë e 973 mijë denarë. Por për shumë raste të tjera është e vështirë të zbulohen pronarët e vërtetë të pronave.

    VILLMA RUSKOSKA, PROKURORE
    “Është e saktë. Kemi vështirësi në zbulimin e pronës për shkak se nuk udhëhiqet nga një person juridik ose pronarët real. Është e ndarë në disa persona. Një person e ka, pastaj tjetri ka pjesë. Dhe më pas hapen kompani of shore si kompani simotra. Kemi problem në zbulimin e pronarëve të vërtetë. E dijmë se cila pronë e kujt është, por ne si prokurori para gjykatës duhet të dalim me prova”.

    E pyetur për ambiciet e saj për postin e kryeprokurorit republican, Ruskoska tha se për këtë do të mendojë pas zyrtarizimit të largimit të Lubomir Joveskit nga kjo pozitë. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Bashkimi Europian të ndërmarrë lidership strategjik ndaj rajonit

    Lajmi i rradhës

    Vetitë shëruese të farave të lulediellit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë